BQK thotë se qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë shtyrje të pagesave të kredive

Ekonomi

BQK thotë se qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë shtyrje të pagesave të kredive

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:41
BQK

Deri me 31 mars 2020, shuma e tërësishme e kërkesave për shtyrje të pagesës së kësteve të kredive është 1.3 miliardë euro, apo 42.5% e gjithsej portofolit kreditor. Ndërsa janë gjithsej 44,670 kërkesa për shtyrje të kredive, apo 9.8% e gjithsej numrit të kredive.

Sektori bankar iu është përgjigjur pozitivisht kërkesave të bizneseve dhe personave fizik për shtyrje të pagesës së kredive, ku 98% e kërkesave për shtyrje janë aprovuar për persona juridik apo biznese dhe 86% për persona fizik. Shuma e kredive të aprovuara për shtyrje është rreth 1.2 miliardë euro.

Në kontekst sektorial, bizneset përbëjnë shumicën e shumes së kërkesave për shtyrje prej 930.38 milion euro apo 30.3% e portofolit kreditor dhe 71.5% të gjithsej shumës së kërkesave. Sa i përket personave fizik, gjithsej kërkesat kapin shumën prej 371.49 milion euro apo 12.1% e portofolit kreditor, ku 39.5% e tyre janë kërkesa të personave fizik që janë punonjës në sektorin privat.

Shifrat i dha për rtv21 Fehmi Mehmeti, Guvernator i BQK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat