Mehmeti: Qytetarët mund të lëvizin me automjete vetëm me sigurim

Ekonomi

Mehmeti: Qytetarët mund të lëvizin me automjete vetëm me sigurim

Më: 28 prill 2020 Në ora: 22:08
Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti ka thënë se deri sa Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve vazhdojnë të jenë të mbyllura, qytetaret mund të lëvizim me automjetet e tyre vetëm me policën e sigurimit.

Ai ka thënë për RTV21 se gjendja në Industrinë e Sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19 është shumë e keqe.

“Primi i shkruar bruto ka ra, d.m.th prej 1 deri më 15 mars i kemi mbi dy milionë euro primin të shkruar bruto nga kompanitë e sigurimeve, ndërsa prej 15 deri më 31 mars janë 620 mijë euro, që realisht ishte dashur të jetë primi i shkruar bruto prej pesë milionë euro”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Ai më tutje ka bërë të ditur se përkundër krizës dhe gjendjes së rëndë financiare si pasojë e mungesës së hyrave, kompanitë e sigurimeve deri më tash kanë paguar më shumë se 10 milionë euro dëme.

“Shfrytëzoj rastin të iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që për mundësinë dhe lehtësirat që u janë dhënë, se mund të dalin me automjete të paregjistruar për derisa janë të mbyllura Qendrat e Regjistrimit. Gjatë kësaj kohe mund të lëvizin vetëm me policë të sigurimit. Është obligative që të keni policën e sigurimit, marrë parasysh faktin që dëmet janë shumë të larta dhe ato duhet të paguhen nga kompanitë e sigurimeve. Deri më tani janë paguar mbi 10 milionë euro dëme nga kompanitë e sigurimeve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat