​Miratohet propozimi për transferimin e “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në buxhetin e Kosovës

Ekonomi

​Miratohet propozimi për transferimin e “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në buxhetin e Kosovës

Më: 30 prill 2020 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e radhës miratoi propozimin për fillimin e procedurave të transferimit të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Kosovës në shumën prej 55.015.326 euro.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe morri vendime të rëndësishme.

Me këtë transferim të mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shuma e cila është kaluar në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani është 381.734.330 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat