Ministrja Hajdari lavdëron punën e Qeverisë Kurti

Ekonomi

Ministrja Hajdari lavdëron punën e Qeverisë Kurti

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:38
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka mbajtur një konferencë për medie në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ditë në të cilët punëtorët ane e kënd  botës protestojnë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe trajtim të dinjiteshëm në vendet e tyre të punës.

Hajdari ka thënë se gjatë kësaj kohe, ani pse të shkurtër qeveria Kurti, ndonëse e ndodhur në kohën më të vështirë ekonomike që nga pas lufta, shkaku i pandemisë, ka arritur të menaxhoj situatën me pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

“Ne na shpëton puna e punëtorëve, përkushtimi i punëtorëve të dashur të përkushtuar, nuk ka shpëton kapitali i milionerëve, puna e punëtorit krijon kapitalin. Ne përmes ndryshmit të ligjit të punës, planit për rritjen e inspektorëve të punës dhe ndryshimeve të tjera, dhe ne do të mundohemi që të krijojmë më shumë vende të punës”, tha Hajdari.

Ajo ka thënë se kjo ministri në këtë kohë të shkurt është përpiqur që të drejtat e punëtorëve të rriten dhe të përmirësohen kushtet e punës për ata që janë të punësuar dhe të rritet mundësia e vendeve të punës për ta që nuk janë në punë.

Hajdari ka thënë se sot më shumë se çdo ditë tjetër kujton të gjithë ata të punësuar që për shkak të pandemisë qeveria ua ka ndaluar të punoj.

“Prandaj sot i kam në mendje punëtorët e veprimtarive ekonomike që i kemi mbyllur për shkak të pandemisë, ata nga gastronomia, nga tregtia me pakicë dhe shumë veprimtari të tjera”, tha Hajdari.

Ajo ka thënë se kemi ofruar kompensimin e pagave të gjithë punëtorëve e të cilët nuk kanë mundur të paguhen nga punëdhënësit e tyre dhe se kanë ofruar asistencë tre mujore për të gjithë punëtorët që mund të humbasin vendin e tyre të punës për shkak të kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat