Kosova të krijojë strategji për rimëkëmbje ekonomike pas COVID-19

Ekonomi

Kosova të krijojë strategji për rimëkëmbje ekonomike pas COVID-19

Më: 4 maj 2020 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Këshilli i Investitorëve Evropian ditë më pa mbajtur tryezën virtuale të diskutimit mbi temën: Si do e ndihmoi investimi digjital Kosovën të rimëkëmbjen ekonomike pas fazës së COVID-19.

Këshilli i Investitorëve Evropian (EIC) ka filluar konsultimet me aktërët kryesor, bizneset, ndërmarrës dhe të vetëpunësuar në sektorin ekonomik në vend. Duke synuar adresimin efektiv të mundësive për investim dhe ndikimin e menjëhershëm për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas COVID-19.

Emrush Ujkani,  drejtor  Ekzekutiv  i Këshillit  të  Investitorëve Evropian, tha se Kosova duhet të rimëkëmbet ekonomisht pas COVID-19.

“Kosova ka mundësi të ec drejt zhvillimit përmes ekonomisë digjitale, pra e kemi parë, se disa sektorë mund të ecin”, tha ai sot Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij bizneset duhet të fokusohen më shumë në digjitalizim.

Ujkani vlerësoi se sektori bankar ka avancuar mirë në aspektin digjital.

“Gjatë konferencës u bë e ditur se ishte befasi rritja e blerjeve online në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij Kosova duhet të krijojë strategji për rimëkëmbje ekonomike pas COVID-19.

“Ky term ka dalë nga drejtori i EBRD në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat