Ekonomia e Bashkimit Europian (BE) për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), në tremujorin e parë të këtij viti ka rënë me 3.5 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Zyra Statistikore Europiane (Eurostat) publikoi të dhënat paraprake lidhur me normat e rritjes për tremujorin e parë të 2020 në BE dhe në Eurozonë.
Sipas kësaj PBB-ja (GDP) në Eurozonën me 19 anëtarë, në tremujorin e parë të 2020 ka rënë me 3.8 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Në Eurozonë PBB për tremujorin e parë të 2020 është tkurrur 3.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Ndërsa PBB nga efekti sezonal në BE, në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rënie me 3.5 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm, ndërsa në krahasim me tremujorin e vitit 2019 ka treguar një rënie prej 2.7 %.