​Oda e Afarizmit kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore - Bota Sot
​Oda e Afarizmit kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore

Ekonomi

​Oda e Afarizmit kërkon nga kryeministri ta shkarkoj kryeshefin e Agjencisë Pyjore

Më: 5 maj 2020 Në ora: 12:05
​Oda e Afarizmit-OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës së odës për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa që të marrin në konsideratë edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

OAK nëpërmjet një komunikate thekson se si gjithmonë për informata dhe kërkesa të bizneseve iu drejtohet institucioneve, çoftë me email apo dhe kontaktim përmes telefonit në përkrahje të bizneseve.

“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencia Pyjore e Kosovës lidhur me kompensimin e qirasë prej 50 për qind, sipas pakos emergjente fiskale nga Ministria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bëjë me informatat se a përfshihet në ketë kompensim edhe qiraja nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjitacionit Pyjor të Kosovës, të cilët na kanë lidhur direkt me kryeshefin e APK-së, Ahmet Zejnullahu.

Përgjigja e Zejnullahu e shkurtë lidhur me pyetjen ka qenë se ai iu është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë por ai ka deklaroj se, ‘nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është diçka që iu kushton shumë që t’i paguajnë’. Për Odën e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë parasysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njëjtë në kërkesën që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë. Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e Zejnullahu”, thuhet në komunikatë.

OAK kërkon që të merren masa nga këtij zyrtari të papërgjegjshëm dhe arrogant, si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qiraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat