Pakoja emergjente, sot dalin pagesat prej 170 euro edhe për punëtorët e tjerë - Bota Sot
Pakoja emergjente, sot dalin pagesat prej 170 euro edhe për punëtorët e tjerë

Ekonomi

Pakoja emergjente, sot dalin pagesat prej 170 euro edhe për punëtorët e tjerë

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:22
Ilustrim

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar  se një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet  prej 170 euro ditën e premte, kurse pjesa më e madhe i marrin sot.

Bislimi ka njoftuar se  26.422 biznese  kanë aplikuar për kompensim duke kërkuar nga 170 euro për punëmarrësit e tyre.

Ai ka treguar edhe për raste kur janë bërë gabime gjatë aplikimit

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë
Më duhet të ofroj një sqarim për të evituar keqkuptimet që mund të rezultojnë nga titulli i artikullit të bashkangjitur.
Ministria e Financave ka pranuar përmes platformës së saj në Administratën Tatimore të Kosovës aplikime nga 26.422 biznese për kompenzim me nga 170 euro për punëmarrësit e tyre. Numri i përgjithshëm i punmarrësve është 126.000. Nga këto 26.422 biznese, vetëm 4.4% e tyre, ose 1.162 sosh kanë kërkuar kompenzim në llogarinë e punëdhënsit (kjo për arsye se ata kanë dokumentuar që përkundër vështirësive, kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre).
Një masë e punëtorëve i kanë marrë kompenzimet ditën e premte, pjesa më e madhe i marrin sot. Ata të cilët nuk i kanë marrë ende mjetet i takojnë njërës nga kategoritë e mëposhtme:
1. Të dhënat janë ngarkuar gabimisht në sistem (për shembull kontabilisti që kryen shërbime për disa kompani, nga pakujdesi ka ngarkuar listat e gabuara të punëtorëve tek kompanitë përkatëse)
2. Janë supermarkete, barnatore apo furra të cilat kanë qenë hapur dhe megjithatë kanë ngarkuar pothuajse gjithë stafin e tyre për kompenzim (në shumicën e rasteve është fjala për keqpërdorim, për shembull ka rrjet supermarketesh që ka qenë hapur gjithë kohën dhe megjithat ka plotësuar kërkesë për kompenzim të mbi 1.100 punëtorëve, dhe unë e kam ndaluar)
3. Kërkesa ka ardhë nga ndërmarrje publike apo shoqërore e cila është paraparë të përfitojë nga masa 4 e jo masa 3.
4. Kërkesa ka ardhë më vonë se tjerat dhe trajtohet në valën e dytë.
5. Ka të tillë që kanë aplikuar për kompenzim më shumë se një herë që nuk është idea e pakos (për shembull një kontabilist i papërgjegjshëm ka futur veten në listat e punëtorëve të hiq më pak se 23 bizneseve, dhe natyrisht që këso tendenca për keqpërdorime të pakos nuk do lejohen)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat