Bislimi tregon se sa persona janë larguar nga puna

Ekonomi

Bislimi tregon se sa persona janë larguar nga puna

Nga: A.M. Më: 5 maj 2020 Në ora: 19:13
Besnik Bislimi

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka thënë se 1268 janë larguar nga puna ndërsa janë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene 25.9%.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Deri më tani në aplikimet e tyre për masën 3, 8 dhe 14 të pakos emergjente të Qeverisë së Republikë së Kosovës, ndërmarrjet e vendit kanë regjistruar gjithsej 9.946 punëtorë të rinjë, ndërsa kanë lajmëruar se kanë larguar nga puna 1268 punëmarrës. Sipas statistikave zyrtare në fund të vitit që lamë pas, 130.289 individë kanë qenë të regjistruar si të papunë, dhe shkalla zyrtare e papunësisë ka qene 25.9%.

Ndryshimi mes të regjistruarve të rinjë dhe atyre që kanë humbur vendin e punës bënë që numri i të papunëve brenda vetëm një muaji të ulet për 6.6% që përbën uljen më të madhe në 20 vitet e fundit. Kjo, nëse merret si ndryshimi i vetëm në këtë periudhë nënkupton që shkalla e papunësisë zyrtare (ende e nënvlerësuar) do të binte në nivelin e 24.1%.

Që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.

NË RRUGË TË MBARË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat