47 për qind e punëtorëve në sektorin privat aplikojnë për ndihmë nga shteti

Ekonomi

47 për qind e punëtorëve në sektorin privat aplikojnë për ndihmë nga shteti

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:05
Ilustrim

47 e shtatë për qind e punëtorëve në sektorin privat deklarojnë që kanë humbur punën si pasojë masave kundër COVID-19.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, 133 mijë persona kanë aplikuar për ndihmë ekonomike si rezultat i masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Duke analizuar këto të dhëna, ekonomisti Erton Bega ka treguar që sipas anketës së fuqisë punëtore të publikuar nga Agjensioni i Statistikave, në Kosovë janë të punësuar mbi 363,180 persona apo 30% e qytetarëve në moshë aktive për punë.

Bega ka nënvizuar që “Kosova ka 363 mijë të punësuar dhe nga këta 133 mijë kanë aplikuar për ndihmë financiare nga paketa emergjente, përkatësisht 37% e të gjithë të punësuarve në Republikën e Kosovës kanë deklaruar që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë”.

“Nëse marrim parasysh që këta 133 mijë persona vijnë vetëm nga sektori privat që punëson në total 280 mijë persona, rezulton që 47% të vendeve formale të punës në sektorin privat janë pezulluar gjatë kohës së pandemisë!”, vazhdon ai në një postim të tij në Facebook.

Deklarimi formal i afro 10 mijë punëtorëve të ri në kohë pandemie për të përfituar nga pako emergjente është lajm pozitiv në zvogëlimin e informalitetit në punësim, por shqetësim kryesor mbetet qëndrueshmëria e vendeve të punës të pezulluara nga pandemia, prandaj institucionet e Kosovës duhet urgjentisht të përgatisin një pako të fuqishme financiare për të rimëkëmbë ekonominë duke subvencionuar dhe kredituar ndërmarrjet në sektorin privat në mënyrë që të reduktohen sa më shumë pasojat ekonomike nga pandemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat