Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjobit 14 kompani të derivateve - Bota Sot
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjobit 14 kompani të derivateve

Ekonomi

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjobit 14 kompani të derivateve

Më: 8 maj 2020 Në ora: 09:56
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka vendosur masë ndëshkuese prej 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro për 14 kompani të derivateve për shkak se të çmimit të naftës në muajt nëntor dhe dhejtor 2018. AAK thotë se atë kohë çmimi i derivateve në tregun e Kosovës kishte mbetur i njëjtë përkundër uljes në berzën ndërkombëtare.

Hetimi lidhur me këtë rast kishte nisur në fillim të vitit 2019 kur ishin ngritur dyshimet e para. Kryetari i AKK, Valon Prestreshi tha se hetimi është zhvilluar në bazë të konstatimit se mos kemi të bëjmë me ndonjë sjellje antikonkurrese të operatorëve të cilët operojnë në tregun e derivateve të nafëts apo mos ka ndodhur ndonjë abuzim me pozitën dominuese ose mos është arritur ndonjë marrëveshje e ndaluar me ligjet që e rregullojnë.

Ai tha se hetimet e këtij rasti janë zhvilluar nëpër disa faza ashtu siç kërkohet me ligjet në fuqi.

Prestreshi: Masë ndëshkuese për 14 kompani të derivateve

“Deri më tani hetimet e këtij rasti janë zhvilluar nëpër disa faza ashtu siç kërkohet me ligjet në fuqi. Së fundmi siç e dini pas gjetjeve përkatëse dhe njoftimit të fakteve paraprake të cilat ne i kemi shpalosur para jush më herët u kemi dhënë afat kohor kompanive komentet e tyre lidhur me këtë çështje. Këto komente i kemi pranuar dhe ato janë analizuar me kujdes nga departamenti profesional dhen organet pëërgjegjëse vendimmarrëese të autoritetit kosovar të Konkurrencës. Pas përefundimit të të gjitha fazave të hetimit Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur si në vijim: kompanitë të cilat kanë qenë nën hetim e kanë çrreggulluar konkurrencën në treg gjatë muajve nëntor-dhjetor 2018 me veprimet e tyre dhe ato kanë kryer shkelje të dispozitave të netit 4 të Ligjit për Mbrojtje të Konkurrencës i cili i rregullon marrëveshjet e ndaluara apo praktikat e bashkërënduara. Kështu Komisioni i Autoritetit më 6 maj 2020 ka vendosur tu shqiptojë masë ndëshkuese administrative në shumë prej 4 milionë e 40 mijë e 450.78 të totalit të të hyrave gjatë gjashtë mujorit të vitit 2018 të 14 kompanive nën hetim”, tha Prestreshi.

Derisa i ka treguar të gjitha vlerat e gjobave për 14 kompanitë e derivateve, Prestreshi tha se Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar ndërmarrjet në procedurë që ta ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm i cili ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve në mënyrë të bashkërenduar i cili shkon ne dëm të konsumatorëve.

Prestreshi: AKK ka urdhëruar ndërmarrjet të ndalojnë çdo marrëveshje që dëmton konsumatorët

“NTP ‘Ibrahimi’ iu është shqiptuar masa administrative prej 33 mijë e 640 euro, ‘Patroni SHPK’ 38 mijë e 276 euro, ‘Veda 2 Petrol’ 46 mijë 531 euro, ‘ALBA Petrol Group’ 49 mijë e 293 euro, ‘LAB OIL’ 55 mijë e 175, ‘Benita Company’ 58 mijë e 450, ‘Fat OIL’ 101 mijë e 169, ‘Petrol OTI Slovenia’ 117 mijë e 875, ‘Petrol Company’, 191 mijë e 535, ‘ALFA Trade SHPK’ 213 mijë e 782, ‘IPKOS’ 498 mijë e 338, ‘EXFIS’ 537 mijë E 899, ‘AL Petrol’ 989 mijë e 493, ‘HIB Petrol’ 1 milion e 108 mijë e 988. Autoriteti i Konkurrencës iu ka urdhëruar ndërmarrjeve në procedurë që ta ndalojnë çdo veprim të mëtutjeshëm i cili ka të bëjë me përcaktimin e çmimeve në mënyrë të bashkërenduar nëpërmjet çfarëdo marrëveshje apo bashkëpunimi tjetër jo formal i cili shkon në dëm të konsumatorëve dhe çdo aktivitet i cili e çrregullon konkurrencën në tregun përkatës”, theksoi ai.

Kryetari i AKK-së ka folur edhe për dy vendimet liruese për kompanitë “Blu Oil Shpk” dhe “Kastrati Group Shpk”.

Prestreshi: Komisioni ka marr vendime liruese për “Blu Oil SHPK” dhe “Kastrati Group SHPK”

“Nga të gjitha rastet e hetuara Komisioni ka marr vendim dy vendime liruese. Sa i përket dy vendimeve liruese për kompanitë ‘Blu Oil Shpk”, dhe “Kastrati Group Shpk’. Kjo ka ndodhur sepse gjatë shqyrtimit të fakteve kemi konstatuar se me aktivitetin afarist të këtyre kompanive nuk janë rrezikuar përfitimet të cilat konkurrenca efektive u sjell qytetarëve dhe konsumatorëve dhe tatimpagueseve, prandaj është vlerësuar se nuk ka argumente për të vazhduar më tutje procedurën hetimore pasi që këto ndërmarrje nuk kanë shtiur derivate me pakicë në tregun relevant por kanë importuar dhe shitur derivate në tregun relevant vetëm me shumicë”, tha ai.

Prestreshi tha se ankesa në kuadër të Autoritetit Rregullativ nuk lejohen, por që pala e ndëshkuar ka të drejtë me padi të iniciojë konflikt administrativ brenda 30 ditëve.

Sipas tij, në bashkëpunim me palët ka mundësi që kompanitë ta paguajnë me këste gjobën e shqiptuar.

***

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban konferencë për media (Drejtperdrejt)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat