OAK: Bizneset kërkojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative - Bota Sot
OAK: Bizneset kërkojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

Ekonomi

OAK: Bizneset kërkojnë ndryshimin e Udhëzimeve Administrative

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi takim të përbashkët me përfaqësues të bizneseve të nga regjione të ndryshme të Kosovës, ku qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi propozimin e Ministrisë së Bujqësisë për ndryshimin e një pike dhe kërkesë për ndryshimin e disa Udhëzimeve Administrative të cilat tash e sa vite janë duke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe minierave.

Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan që të kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që të merren parasysh kërkesat e bizneseve të bëra tani e disa vite e për të cilat janë ne dijeni Qeveria e Kosovës dhe MBPZHR.

“Bizneset unanimisht përkrahën iniciativën e ministrit Mustafa për fillim të ndryshimit të Udhëzimeve Administrative, mirëpo kërkuan që të iniciohet edhe ndryshimi i pikave të tjera të kërkesave të adresuara dhe këto ndryshime të bëhen në një afat sa më të shkurtë kohorë, pasiqë krijimi i këtyre lehtësirave do të zhbllokoj një sektor me potencial dhe që ka një numër të madh të të punësuarve”, thuhet në komunikatën e OAK.

OAK kërkon nga ministri i Bujqësisë dhe Qeveria e Kosovës që të trajtojë me urgjencë zgjidhjen e këtyre probleme, në të kundërt bizneset do t’i përdorin të gjitha alternativat e mundshme, përfshirë edhe protestat në rrugë dhe ndaljen e punës për kohë të pacaktuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat