Momenti i duhur për rezervime, ekspertët thonë se çmimet janë të ulëta dhe anulimet pa kosto

Ekonomi

Momenti i duhur për rezervime, ekspertët thonë se çmimet janë të ulëta dhe anulimet pa kosto

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:33
Ilustrim

Ende askush nuk mund të na thotë se kur do të jemi të lirë të udhëtojmë, por mund t’i rezervojmë ato.

Ekspertët këshillojnë t’i rezervoni biletat, hotelet apo banesat me qira në vendet ku doni të udhëtoni.

Jesse Neugarten, CEO i klubit të fluturimit “Dollar”, thotë se po i këshillojnë klientët e tyre që të rezervojnë fluturime për udhëtimet e tyre të ardhshme, pasi çmimet do të jenë aq të ulëta sa nuk kanë qenë që nga viti 2001 dhe do të rriten ndjeshëm sapo të nisë rritja e kërkesës.

Sipas tyre, aktualisht mund të rezervosh udhëtime vajtje-ardhje drejt destinacioneve europiane apo në Amerikën e Jugut për disa qindra dollarë dhe shifrat tregojnë që njerëzit kanë interes, madje kanë nisur prenotimet. Pjesa tjetër interesante e prenotimeve gjatë kësaj kohe ka të bëjë me politikat për anulimin e këtyre udhëtimeve.

Janë të shumta kompanitë amerikane të cilat po ofrojnë mundësinë e anulimit apo ndryshimit të destinacionit gratis. Në të njëjtën linjë veprimi me kompanitë e fluturimit janë edhe njësitë akomoduese.

Arne Sorenson, President dhe CEO i Marriott International, njoftoi klientët e hoteleve të tij se për rezervimet e ardhshme, përfshirë këtu edhe rezervimet e parapaguara në datat 13 mars deri më 30 qershor, anulimi apo ndryshimi i datava do të kryhet me zero kosto për klientin deri 24 orë para datës së mbërritjes.

Agjencitë e udhëtimit parashikojnë që të ketë fluks prenotimesh në 2-3 muajt në vijim, por për udhëtime dimri, fund nëntori, fillim janari.

Sipas ekspertëve, një tjetër arsye pse duhet të bëni rezervimet tuaja, është sepse të planifikosh udhëtime e pushime ju bën të lumtur, e në këto kohë që po jetojmë, të gjithë kemi nevojë për pak energji pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat