Transporti rrugor me humbje të mëdha, kërkohet rifillimi i punës - Bota Sot
Transporti rrugor me humbje të mëdha, kërkohet rifillimi i punës

Ekonomi

Transporti rrugor me humbje të mëdha, kërkohet rifillimi i punës

Më: 15 maj 2020 Në ora: 11:11
Pamje nga takimi

Përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, mbajtën sot takim me Kryetarin e Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve Ruzhdi Kurtishaj.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës së krijuar në sektorin e transportit rrugor, për shkak të pandemisë Covid-19.

Dëmet në këtë sektor thuhet se janë të mëdha, andaj u kërkua që të fillohet sa më shpejtë puna.

Kryetari i Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtareve, Ruzhdi Kurtishaj tha se, tash më kanë adresuar 7 kërkesa në qeveri dhe Ministritë përkatëse, për t’i dalur në ndihmë këtij sektori.

Kurtishaj tha se, kërkesat e tyre për përfshirje në pakon emergjente janë anashkaluar andaj, këta të fundit kërkojnë edhe një herë që t’i ndihmohet transportit rrugor.

Përfaqësues i shoqatës Kosova e Lirë, në Prizren Islam Okmiri, tha se nëse nuk fillon puna në transporti rrugorë, atëherë do të ketë protesta.

Të njëjtin mendim ndan edhe përfaqësues të tjerë të transportit rrugorë.

Në këtë takim ishin ftuar edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk u pan të pranishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat