Banka Botërore aprovon kredinë 46 milionë euroshe për Kosovën

Ekonomi

Banka Botërore aprovon kredinë 46 milionë euroshe për Kosovën

Më: 24 maj 2020 Në ora: 08:50
Ilustrim

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar pjesë e Bankës Botërore, më 20 maj 2020, ka aprovuar kredinë prej 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës Covid-19”.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Financave dhe Transferve, e cila e kishte bërë kërkesën për këtë kredi.

Sipas kësaj ministrie, këto mjete financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.

“Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, njohur ndryshe si “International Development Association – IDA”, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.

 “Projekti i Emergjencës COVID-19” sipas ministrisë së finacave është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes kësaj të fundit dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankën Botërore në anën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat