Klubi i Prodhuesve takoi Guvernatorin e BQK-së - Bota Sot
Klubi i Prodhuesve takoi Guvernatorin e BQK-së

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve takoi Guvernatorin e BQK-së

Nga: Bota Sot Më: 27 maj 2020 Në ora: 20:57
Pamje nga takimi

Sot Klubi i Prodhuesve të Kosovës u takua me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, me të cilin diskutuan për gjendjen e ekonomisë së vendit gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, si dhe situatën pas pandemisë.

Prodhuesit gjatë takimit kërkuan një plan të qartë të rimëkëmbjes dhe për mbështetjen e ekonomisë së vendit, në mënyrë që të rritet likuiditeti por edhe investimet. Po ashtu gjatë takimit u diskutua që kriza e shkaktuar nga pandemia bëri edhe një herë të qartë që duhet të rishikohet struktura e ekonomisë së vendit, ku prioritet duhet të ketë sektori i prodhimit për rritjen e qëndrueshme ekonomike.     

Guvernatori i BQK-së ju ofrojë përkrahje prodhuesve duke shprehur gatishmërinë që të ju ndihmojë në mënyrë që bashkërisht të ndihmojnë në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe tejkalimin e sfidave kryesore e që janë deficiti i lartë tregtarë dhe shkalla e lartë e papunësisë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat