Paga mesatare e ndërmarrjeve publike dhjetë fish më shumë se një social

Ekonomi

Paga mesatare e ndërmarrjeve publike dhjetë fish më shumë se një social

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Për shtatë vite, paga mesatare në ndërmarrjet publike në vend është rritur për 283 euro.

Sipas raportit për nivelin e pagave për vitet 2012-2019, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në ndërmarrjet publike gjatë vitit të kaluar ishte 801 euro.

“Paga mesatare bruto te ndërmarrjet publike, në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 801 Euro, që u rrit për 283 Euro, ose 54.6%. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 707 Euro, një rritje prej 242 Eurosh, ose 52.0%”, thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro. Kjo agjenci ka dhënë detaje edhe për punët që paguhen më së shumti në vend.

Bazuar në këtë raport, paga më e lartë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehëtari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Sipas raporti të ASK’së, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatere 256 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat