Ministrja Bajrami pret në takim drejtorin e BERZH-it, Neil Taylor

Ekonomi

Ministrja Bajrami pret në takim drejtorin e BERZH-it, Neil Taylor

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë Neil Taylor.

Me mysafirin ajo ka diskutuar për programin e Qeverisë Hoti, me theks të veçantë për planet  e Qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas pandemisë COVID-19, njofton ministria.

“Gjatë takimit Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovë Nil Taylor, për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë Hoti ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike”, thuhet në kumtesë.

“Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve”.

Taylor duket uruar ministren Bajrami për pozitën e re ka shprehur gatishmërinë e BERZH-it për thellimin  e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta, në përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat