Bajrami thotë se të hyrat vjetore kanë shënuar rënie deri në 14.5%

Ekonomi

Bajrami thotë se të hyrat vjetore kanë shënuar rënie deri në 14.5%

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:41
Ilustrim

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, tha se deri n; fund të muajit maj të hyrat totale kanë shënuar rënie vjetore prej 14.5 përqind.

Bajrami njoftoi se të hyrat totale kanë qenë rreth 128 milionë euro më pak sesa janë planifikuar.

Sipas ministres së Financave, deri në fund të vitit, të hyrat e rregullta të nënperformojnë rreth 230 milionë euro në raport me të hyrat e buxhetit 2020.

Tutje, Bajrami gjatë seancës parlamentare tha se për shpenzime buxhetore që lidhen direkt me COVID-19 përgjatë vitit 2020 pritet të jenë 180 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat