​BQK-FKGK diskutojnë për lehtësimin e qasjes në financa

Ekonomi

​BQK-FKGK diskutojnë për lehtësimin e qasjes në financa

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 16:47
Fehmi Mehmeti me drejtuesit dhe donatorët e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka biseduar sot me drejtuesit dhe donatorët e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për zhvillimet e fundit ekonomike në vend si rezultat i pandemisë COVID- 19 dhe mundësitë e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike përmes lehtësimit të qasjes në financa, duke shfrytëzuar platformën e garantimit të kredive që ofron Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Mehmeti falënderoi donatorët për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për zhvillimin e sistemit financiar, gjegjësisht për përkrahjen e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e ndërmarra për themelimin e dritareve që kanë të bëjnë me lehtësimin e qasjes në financa dhe garantimin e kredive me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe ekonomisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat