Ministri Reçica ka një njoftim për pensionistët, tregon se për çka po angazhohet

Ekonomi

Ministri Reçica ka një njoftim për pensionistët, tregon se për çka po angazhohet

Nga: A.M. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:30
Skender Reçica, Fehmi Mehmeti

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe BQK-së, në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore që janë nën domenin e kësaj ministrie.

Gjatë takimit, ministri Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij, që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe kryerjen  e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”, ka thënë ministri Reçica në  takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat