Ministri i Tregtisë thotë se do t’i mbështesin bizneset që janë prekur nga pandemia

Ekonomi

Ministri i Tregtisë thotë se do t’i mbështesin bizneset që janë prekur nga pandemia

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 12:29
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë me dije se përmes Pakos Emergjente Fiskale do t’i mbështesin bizneset që janë prekur nga pandemia Covid-19.

Sipas tij, kjo mbështetje do të bëhet në dy faza dhe përmes kësaj pakoje synojnë edhe rimëkëmbjen e ekonomisë në vend.

Vesel Krasniqi shpreset se si ministër fokusi i tij do të jetë mbrojtja e konsumatorëve, prodhuesve vendorë dhe mbrojtja e eksportit.

”Jam i vetëdijshëm për rëndësinë që ka MTI-ja, sidomos tani në kohën e pandemisë Covid-19”.

”Synojmë t’i mbështesim bizneset me Pakon Emergjente Fiskale, gjithashtu edhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Mund t’jua konfirmoj se jemi në përfundim e sipër të programit për rimëkëmbjen ekonomike”.

”Po ashtu, fokusi im në këtë mandat do të jetë mbrojtja e konsumatorëve vendorë, mbrojtja e prodhuesve vendorë dhe mbrojtja e eksportit”.

Krasniqi ka thënë se si ministër do të angazhohet për fuqizimin edhe më të madh të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Ministri i Tregtisë që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka folur edhe për situatën politike në vend dhe siç shkruan Epoka e Re, ai vlerëson se nuk do ketë zgjedhje të reja meqë Qeveria e re ka para vetes dy procese të rëndësishme.

Ai i referohet dialogut Kosovë – Serbi dhe menaxhimit të pandemisë Covid-19.

”Është shumë interesant se sa shpesh përmenden numrat”.

”Ne e patëm qeverinë Kurti me numër të madh të votave, por me numër të vogël të ditëve të qeverisjes, pasi ajo qeveri zgjati vetëm 51 ditë. Qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh bindjet politike, janë lodhur me vakum institucional dhe, si rrjedhojë, jemi në një gjendje jo të mirë”.

”Prandaj, qeveria e tashme e ka mbuluar këtë vakum. Tani kemi çështjen e dialogut dhe është proces mjaft i vështirë. Mendoj se pa u përfunduar kjo çështje dhe pa kaluar pandemia nuk do të ketë zgjedhje. Nëse ekziston gjë e tillë do të shkatërrohet vendi. Sado që opozita do të jetë kritike, jam i sigurt se edhe opozita do të jetë e arsyeshme në këtë aspekt”.

Cilat janë pritjet e juaja nga takimi në Washington më 27 qershor, meqë është thënë se do të flitet edhe për çështje ekonomike?

”Nisma Socialdemokrate ka qëndrimin e vet në lidhje me këtë proces dhe ne qëndrojmë pas këtij qëndrimi se nuk ka lëvizje të kufijve të cilët i kemi të garantuar me Kushtetutë dhe nuk ka kompromis”.

”Me përfundimin e dialogut do të shohim një të ardhme shumë të mirë dhe një zhvillim ekonomik, për faktin se shumë investitorë të jashtëm nga Evropa dhe ShBA-ja kanë hezituar të bëjnë investime për shkak të jostabilitetit politik”.

”Sapo të zgjidhet kjo çështje do të kemi një siguri më të madhe si dhe do të kemi investitorë që drejtpërdrejt do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat