​Ministri Reçica takon Azemin, flasin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Ekonomi

​Ministri Reçica takon Azemin, flasin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 16:26
Reçica dhe Azemi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës – SPSPK, Jusuf Azemi, me të cilin ka bashkëbiseduar lidhur me gjendjen aktuale në sektorin privat, veçmas në këtë periudhë pandemike.

Ministri Reçica dhe kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, kanë diskutuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në funksion të realizimit të misionit të përbashkët.

Ministri Reçica, theksoi se, roli i kësaj sindikate, po aq sa edhe i sindikatave tjera me të cilat MPMS bashkëpunon, është tejet i rëndësishëm për jetësimin e prioriteteve dhe planit legjislativ të ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat