OEAK: Qeveria ta konsiderojë me prioritet Projektligjin për Identifikimin Elektronik

Ekonomi

OEAK: Qeveria ta konsiderojë me prioritet Projektligjin për Identifikimin Elektronik

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerëson se krijimi i një mjedisi të favorshëm i cili do të garantonte besueshmërinë e transaksioneve elektronike shërben si parakusht për zhvillimin e ekonomisë digjitale. Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë digjitale, gjithashtu do të zvogëlonte barrën administrative për transaksione elektronike me palë, rriste efikasitetin e proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

Në një njoftim për media shkruan se Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë digjitale, gjithashtu do të zvogëlonte barrën administrative për transaksione elektronike me palë, rriste efikasitetin e proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.

“Kufizimi i aktiviteteve dhe shmangia e kontakteve fizike pas shpërthimit të pandemisë COVID19, ka nxitur bizneset që të transformojnë operacionet e tyre duke shfrytëzuar përparësitë e teknologjisë digjitale, megjithatë bizneset kosovare janë të kufizuara në këtë aspekt për shkak të mungesës së një legjislacioni që do të lejonte realizimin e transaksioneve elektronike, përfshirë këtu edhe pagesën e tyre, por edhe çfarë është më e rëndësishmja njohjen nga ana e institucioneve tatimore në vend. Për rikujtim, edhe Administrata Tatimore e Kosovës edhe Dogana e Kosovës, si edhe shumë organe të tjera qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal gjenerojnë dokumente elektronike dhe funksionojnë sipas sistemit pa letër.

Në këtë aspekt, marrë parasysh rëndësinë dhe nevojën e këtij ligji për operimet dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të të gjitha ndërmarrjeve në vend, me theks të veçantë të atyre nga sektori i teknologjisë së informacionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të konsiderojnë me prioritet aprovimin e këtij projektligji”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat