Kosova e Shqipëria nga sot me rrjet të përbashkët energjetik

Ekonomi

Kosova e Shqipëria nga sot me rrjet të përbashkët energjetik

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama para se të nisej për Shqipëri dha një lajm të madh.

Rama bëri të ditur se tashmë është arritur marrëveshja se Kosova e Shqipëria do ta kenë rrjetin e përbashkët energjetik.

Detaje se çfarë do i sjellë Kosovës kjo marrëveshje dha sekretari i KOSST, Visar Hoxha.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje KOSST-i del prej energjisë rregulluese të Serbisë dhe bëhet zonë e pavarur dhe bashkohet në bllokun rregullues me Shqipërinë. Me daljen prej Serbisë KOSST-i përfiton rreth 10 milionë euro të hyra nga inskenimi i rrjetit rregullues që deri tash i ka shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme Serbia”.

“Përfime tjera nga kjo marrëveshje është se do të hyjë në përdorim edhe linja 400kë – kjo mundëson shkëmbimin e enegjisë me Shqipërinë dhe vendet tjera”.

Hoxha mes tjerash bëri të ditur se do të ketë më pak reduktime.

“Futja në operim e kësaj linje do të mundësoj shkëmbim më të madh të energjisë mes Kosovës dhe Serbisë – po ashtu konsumatorët do të kenë energji më të lirë”.

“Që nga viti 2008 në mënyrë të kundërligjshme besohet se Serbia ka inkasuar rreth 65 milionë euro të hyra të Kosovës”, deklaroi Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat