Furrtarët 'nuk i kap' virusi, injorojnë masat kundër koronavirusit

Ekonomi

Furrtarët 'nuk i kap' virusi, injorojnë masat kundër koronavirusit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Mosrespektimi i masave parandaluese ndaj pandemisë se koronavirusit nga bizneset në Kosovë po vazhdon të jetë shqetësim i madh.

Të pakta po janë ato biznese që pas lirimit të masave kufizuese nga Qeveria e Kosovës, po i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

E gazetarja Majlinda Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, shpreh shqetësimin e saj me shitësit e bukës, të cilët sipas saj kanë mungesë totale të respektimit të rregullave.

Pas një përvoje personale, ku u shërbye pa paisje higjienike, Aliu i ka bërë thirrje Inspektoriatit sanitar që t'i “edukoj” me gjoba këto biznese.

Shkrimi i plotë:

E kam vërejtë që po ka shumë ankesa të qytetarëve mbi shitësit e furrave. Jam duke u ballafaquar edhe vetë me këtë mungesë totale të rrespektimit të rregullave nga ana e tyre. S’kanë maska, s’kanë doreza. Sot pata një diskutim me njërin nga ta, të cilit fillimisht i pengoj që ia krijova rendin jashtë furrës e nuk i lash me u bo si sardina blerësit. Pastaj i erdhi rond kur i kërkova me ma shërby buken me dorezë. “E paske marr shumë seriozisht ti, unë skam virus” tha ky shitës. Pra, injoranca e tij nuk mund të shërohet nga unë, është inspektoriati sanitar që e ka detyrim t’i kontrolloj dhe “edukoj” me gjoba këto biznese. Buka është produkt esencial dhe pas blerjes nuk ke sesi e desifekton. Prandaj Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë vigjilente edhe në këtë pikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat