Kuçi: Ndihma e Agjencisë Austriake për Zhvillim e nevojshme në këtë kohë

Ekonomi

Kuçi: Ndihma e Agjencisë Austriake për Zhvillim e nevojshme në këtë kohë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:07
Blerim Kuçi , Gunther Zimmer

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka pritur sot në takim udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë (ADA) Dr. Gunther Zimmer dhe Arsim Azirin, menaxher i programeve për zhvillimin ekonomik.

Kuçi i ka falënderuar përfaqësuesit e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në zhvillimin e saj. 

Ai i informoi për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe për nëntë pikat e parapara nga Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. 

Kuçi theksoi se ndihma e ADA-së në këtë kohë të vështirë ekonomike me të cilën po përballet Kosova është mëse e nevojshme.

Përfaqësuesit e ADA-së shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik. 

Zyra Koordinuese për Bashkëpunim e Agjencisë Austriak për Zhvillim (ADA) fokusin kryesor të saj e ka në zhvillimin rural, ekonomik, mbështetjen e kapaciteteve institucionale në vend, digjitalizim dhe arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat