​Kuçi priti përfaqësuesit e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim - Bota Sot
​Kuçi priti përfaqësuesit e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim

Ekonomi

​Kuçi priti përfaqësuesit e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:41
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë (ADA), Gunther Zimmer dhe Arsim Azirin, menaxher i programeve për zhvillimin ekonomik, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në zhvillimin e saj.

Kuçi i informoi Zimmer dhe Aziri për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe për nëntë pikat e parapara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Po ashtu ministri Kuçi, theksoi se ndihma e ADA-së në këtë kohë të vështirë ekonomike me të cilën po përballet Kosova, është më se e nevojshme.

Përfaqësuesit e ADA-së shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik.

Zyra Koordinuese për Bashkëpunim e Agjencisë Austriak për Zhvillim (ADA) fokusin kryesor të saj e ka në zhvillimin rural, ekonomik, mbështetjen e kapaciteteve institucionale në vend, digjitalizim dhe arsim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat