​MCC synon projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës - Bota Sot
​MCC synon projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ekonomi

​MCC synon projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:18
Foto nga takimi

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës – MFK, Petrit Selimin dhe drejtoreshën e MCC-së për Kosovë Sarah Olmstead. Në takim u diskutua për rëndësinë që ka ky fondacion për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës si dhe për rritjen e bashkëpunimit në implementimin e projekteve të përbashkëta.

Sipas komunikatës ministrore, ministrja Bajrami i njoftoi mysafirët me punën dhe me planin e Qeverisë së Kosovës sa i përket zhvillimit ekonomik.

Po ashtu, ajo falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës përmes këtij fondacioni të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me MFK-në me qëllim të zhvillimin ekonomik të vendit.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i MFK-së Petrit Selimi, bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit ‘Threshold’ në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, agjenci e pavarur e SHBA-së e cila ndihmon në luftën kundër varfërisë globale. Ndërsa, në Kosovë synon të zhvillojë projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat