Alarmojnë ekspertët: Ekonomia para kolapsit! - Bota Sot
Alarmojnë ekspertët: Ekonomia para kolapsit!

Ekonomi

Alarmojnë ekspertët: Ekonomia para kolapsit!

Nga: Bastrije Hasani Më: 9 korrik 2020 Në ora: 08:23
Fotografi ilustruese

Kosova kishte vendosur masat për frenimin e Covid-19 më 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus në vend.

Deri më 4 maj, kur ka filluar faza e parë e masave lehtësuese dhe më pas më 18 maj faza e dytë, sipas organizatave ekonomike, biznesi ka pësuar humbje të mëdha pasi shumica e bizneseve ose kanë qenë të mbylluara ose kanë zhvilluar aktivitete kufizues ekonomik.

Koronavirusi ka ndikuar në ndërprerjen e shumë sektoreve ekonomike duke lënë bizneset pa të hyra derisa detyrimet e këtyre bizneseve janë aktive gjë që mund t’i shtyjë ato drejt dështimit.

Nga kjo pandemi në Kosovë mund të kalopsoj ekonomia. Tashmë edhe sinjalet e para janë të qarta pasi ka një numër të madh të bizneseve që janë shuar.

Gërxhaliu: Duhet të krijohen vende të reja të punës, e jo Kosova të shëndrrohet në një shtet për të ikur

Image
Safet Gërxhaliu

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh s: Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe aspektin social dhe politikë por edhe në atë  integrues e në veqanti aspektin e imazhit.

“Definitivisht Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumëta nuk ka të bëj këtu vetëm me aspektin ekonomik, por ka me aspektin social, politikë, integrues, e në  veçanti ne aspektin e imazhit, prandaj nëse  kërkohet  emruesi i përbashkët, se pse jemi ne këtë gjendje  ku jemi është mungesa e stabilitetit politik, në këtë drejtim deri sa vendet e rajonit e me gjerë janë duke e hartuar strategjin për të dal nga kjo krizë, janë duke hartu strategji qe jo vetëm të mirren me sanim të pasojave nga koronavirusi po këtë situatë ta shëndrrojnë në favore për zhvillim. Ne merremi me vetën, ne merremi me mbrojtjen e  interesa të partive politike, dhe të grupeve të caktuara dhe jo me shtet dhe vet fakti që e kemi një buxhet çfare e kemi në pamje nuk kemi unitet politik per të miratuar ose per ta rishikuar marrveshjen nderkombtare”, thotë Gërxhaliu.

Tutje Gërxhaliu shton se është koha kur paturtizmimi folklorik i së kaluarës të shëndrrohet në motive për zhvillim, mbështetje dhe rimëkëmbje, përndryshe Kosova do të ballafaqohet me një pandemi më të rrezikshme se koronavirusi e ajo është pandemia ekonomike sociale.

“Vet fakti që edhe sot në këtë kohë krize nuk kemi gadishmëri dhe vullnet politik per të votuar rishikimin e buxhetit kjo është dëshmia më e mirë se me çka është duke u ballafaquar Kosova dhe çfarë pasoja ekonomike negative do të ketë të ardhmën prandaj besoj se është koha kur duhet patriotizmi folklorik, i të kaluarës te shëndrrohet në motivim për zhvillim mbështetje, dhe motivim për rimëkëmbje, përndryshe Kosova me të vërtet do të ballafaqohet me një pandemi që do të jetë shumë më e rrezikshme se koronavirusi dhe ajo do te jet pandemia ekonomike sociale, dhe kur ki parasysh faktin që do të thotë se në Kosovë ka thërmija të shumta të cilat mos të mendohet se janë dashamirëse përball Kosovës kjo bombë e kurdisur mund të jetë vërtetë rreziku më i madh që i kanoset Kosovës  sepse populli hesht në ndonjë moment dhe trazirat janë të paevitushme dhe paramendo në qoftëse do të ketë infiltrim dhe keq orientim te këtyre trazirave do të jetë grushti më i madh prandaj besoj që të gjithë duhet të bëjnë më tepër për Kosovën. Dhe sot patriotizmi modern është  mbështetja ekonomike si mekanizem kyç për stabilitet politik, stabilitet social dhe për të përmirsuar imazhin e Kosovës, nuk bëhet nderë dhe nuk  i kontribohet ardhmërisë nga deputetët e Parlamentit të Kosovës se shumë më teper humbin kohë me fjalë ofenduse ndermjet veti nuk i bëhet nder, dhe nuk ndërtohet, ardhmëria e Kosovës me bllokime, dhe me shantazhe dhe në këtë drejtim besoj që duhet të bëhet më tepër që të  arrijnë një stabilitet të jetë  vetëm një urë e cila do ta lidh ardhmërinë  në  Kosovë  që dua të besoj, se do jetë në radhë  sundimi i ligjit zhvillimi ekonomik, do të jet shëndetësia, dhe do të jetë edukimi”, thotë tutje ai.

Sipas ti, mbyllja e ekonomisë nuk është zgjidhje është dëshmu edhe në vendet më të zhvilluara që duhet të gjejnë alternative tjetër dhe më parë duhet të kuptohet se deri sa vendet në rajon dhe më gjerë kanë bërë katër hapa, ose katër strategji për të ndihmuar sektorin privat me pakon emergjente, dhe vet faktin që sektori privat është sektori më i goditur bashkë me qytetarët e dëshmon realitetin e hidhur të krijuar në Kosovë.

“Nuk duhet gjithmonë të humbet kohë për të gjet arsye për dështimm por duhet gjinden rrugë se si dilet nga dështimi në këtë drejtim kampanja vedisuese për qytetarët duhet te jenë të parët disiplina dhe zbatimi i rekomandimeve të institutit të shëndetësisë kombëtare, mirëpo paralel me këto duhet të punohet në rishikimin e buxhetit, duhet të punohet në ratifikimin e marrveshjeve me donator dhe me institucione financiare kredibile, por ajo çka është më shqetësuese që në Kosovë po frikësohen ta përdorin termin bordi publik jena në një situate ku nuk duhet kalkulime të shumta, sepse nuk do të mund t’i ikim borxhit publik, sepse Kosova e ka një komoditet sepse me ligjin mbi financa publike Kosova mund te hyj  në borxh deri në 40% të GJDP dhe ne për momentin kemi vetem 19% të shfrytezuar por nese duhet një analizë më e thukët vendet e rajonit kanë 60-70% të  GJDP të  lejuar prandaj edhe kjo duhet të jetë një alternativë qe ky bord të jet nje infusion për mbështetje të sektorit privat per te krijuar vende të reja të punës për stabilitet social dhe jo të shëndrrohet Kosova në një shtetë për të ikur,” përfundoi  Gërxhaliu.

Tali: Mosardhja e mërgimtarëve ndikon negativisht në Kosovë

Image
Driton Tali

Ish këshilltari i Kurtit, Driton Tali shprehet se fuqia blerëse ka rënë dukshëm dhe se konsumatorët konsumin e tyre e kanë reduktuar në produktet bazike dhe se ky trend i ka atakuar të gjitha llojet e bizneseve.

“Që nga fillimi i kësaj pandemie unë disa here jam munduar ta ngris çështjen e krizës ekonomike e cila po na troket në dyer. Por "analistët e pavarur të z.Thaçi" i kishin hesapet e veta dhe e mbanin shoqërinë të preokupuar  me "lojërat politike" të z Thaçi. Pra shumë pak, për mos të thënë aspak, jemi  marrë si shoqëri me problemin e “idares” që na ka shkaktuar kjo pandemi. Problem që tashmë kemi filluar ta ndiejmë, dikush më shumë e dikush më pak. Natyrisht, më shumë ata që janë të involvuar në industritë shërbyese dhe prodhimet jo ushqimore. Por shumë shpejtë do ta ndiejmë të gjithë, sepse industritë ndikojnë njëra në tjetrën. Ne e dijmë se ekonomia jonë është të shumtën e bazuar në industritë shërbyese  dhe po ashtu remitanca nga mërgata luan rol shumë të madh. Siç jemi dëshmitarë tashmë fuqia blerëse ka rënë dukshëm. Konsumatorët konsumin e tyre e kanë reduktuar në produktet bazike. Natyrisht, që ky trend i ka atakuar të gjitha llojet e bizneseve”, thotë ai.

Tutje Tali potencon se mosardhja e mërgimtarëve do të ndikoj negativisht në ekonominë e Kosovës  si psh Zvicrra që e ka marr vendimin për qytetarët të  cilët do të kthehën nga Kosova do të futen në “regjimin e izolimit”, dhe se ndihmat për familjarët e tyre do të jenë më të pakëta sepse pushimi i detyruar i ka prekur në buxhetin e tyre.

“Sa i përket mërgatës, ndonëse ata vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën por duhet pasur parasysh se  shumica apsolute e mërgimtarëve tanë, tashë e sa kohë, janë në "pushimet e tyre të detyruara". Fakt që do t’i bëjë ata të punojnë këto muajtë e verës kur zakonisht marrin pushimet e tyre vjetore dhe vijnë në atdhe për vizita. Por edhe "kthimi" i koronavirusit"  do të na kushtojë. Bie fjala Zvicra e ka marrë vendim që qytetarët e saj, të cilët kthehen nga Kosova, do të futen në "regjimin e izolimit". Masë e cila do t'i deinkurajojë edhe më shumë mërgimtarët  tanë që të mos vijnë në Atdhe për pushimet e tyre”, shton ai.

Sipas itj, edhe ndihmat për familiarët do të jenë më të pakta sepse “pushimi i detyruar” tashmë i stërgjatur e ka prekë buxhetin e tyre.

“Kosova nuk e shtyp monedhën e saj për “ta rritë furnizimin me para në treg” (mekanizëm që do të bënte që për një kohë relative ta rritë konsumin d.m.th., edhe rritjen ekonomike) luks që e kanë disa shtete. Dhe zvogëlimin e ndihmave që shtetet e zhvilluara do t’ua japin shteteve të pa zhvilluara dhe atyre në zhvillim (për shkak të vështirësive që kjo pandemi ju ka shkaktuar edhe atyre), neve në njëfar mënyre na jap pasqyrën e asaj me çka ne do të përballemi për një kohë relative. Kjo "kohë relative" të shpresojmë se nuk do të jetë "relativisht e gjatë"rezultat i komunikimit nderkombetar dhe njeherit tregtisë ndërkombëtare duke bërë  që pandemia te përhapet me shpejtësi të madhe”, përfundoi Tali.

Kadriaj: Kosova nuk ka një komoditet  institucional dhe buxhetor për të mbajtur qytetarët me pako emergjente

Image
Mustafë Kadriaj

Ekonomisti, Mustafë Kadriaj është shprehur se Qeveria Hoti me të marr pushtetin filloi me masa lehtësuese por kjo rezultoi me rritje të numrit të të infektuarve dhe duke u rritur numri i të vdekurve ka krijuar panik edhe tek qytetarët duke rezultuar me kthimin e masave në kufizim të lëvizjes dhe aktivitetit ekonomik.

“Per dallim nga vendet tjera Kosava përveç aparatit shtetëror të brisht duke reflektuar edhe në shëndetësi dhe në të gjitha dikasteret përcjellëse politka në vend sikur nuk u mjaftua duke krijuar krizë institucionale në kohë pandemie ku ish koalicioni i LVV dhe LDK duke prishur koalicionin për teke dhe kryeneqsi politike e cila padyshim krijoi irritim dhe njëherit panik tek qytetari. Duke mos injoruar asnje veprim të qeverisë së kaluar por edhe qeverisë së tanishme vlersoi që qeveria Kurti kishte një orientim majtistë të menagjimit të pandemisë  duke  kufizuar jetën e qytetarit dhe duke u fokusuar në pako emregjente që për këtë beri shumë marketing por procesimi i pagesave ishte shumë i ngadaltë qe sikur të varej qytetari do kishte më të vertet kriza sociale dhe tani kur flasim ende nuk janë procesouar kjo tregon per  një  neglizhencë në  kryerjen e detyrave”.

Tutje Kadriaj potencon si rezultat i pandemisë ne si vend mësuam që duhet një koordinim dhe veprim gjithë kombëtar i të gjitha institucioneve dhe subjekteve politike po ashtu duhet bërë me dije që Kosova nuk ka komoditet institucional dhe buxhetor për të mbajtur qytetarët me pako emergjente pra të ketë liri të lëvizjes dhe të aktiviitetit ekonomik, por duke kryer shërbimet me masa mbrojtese për faktin që karantinimi do ishte vdekjeprures për ekonominë tonë dhe njeherit nuk do e përballonte qytetari një izolim siç ishte ku mund të ketë edhe revolt popullore.

“Pra nga thirreza e logjikes ekonomike kerkohet që spektri politik në vend duhet të ketë një kordinim dhe të ketë një strategji si në nivel shendetësor dhe ekonomik duke ruajtur jetën e qytetarit dhe të mbajtjes gjall të aktivitetit ekonomik”, përfundoi Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat