Punime në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, duke filluar nga dita e shtunë - Bota Sot
Punime në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, duke filluar nga dita e shtunë

Ekonomi

Punime në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, duke filluar nga dita e shtunë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:51
Autostrada

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se duke filluar nga dita e shtunë e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit.

Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të Urave.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.

Në fund, Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat