​Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së - Bota Sot
​Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Ekonomi

​Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:32
Ilustrim

​Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

E ENJTE, 09 KORRIK 2020 16:23 | KOSOVAPRESS

Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian.

Këtë lajm e ka bërë të ditur AVUK përmes një komunikate për media.

Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë.

SAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas një pune të gjatë dhe jo të lehtë për përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së, dhe si autoritet garantues për sigurinë e produkteve ushqimore të prodhuara në Kosovë, i’u është nënshtruar Auditimit të Komisionit nga ana e ekspertëve të dërguar nga BE, për të vlerësuar sistemet e kontrollit të agjencisë që ushtrohen mbi prodhimet e produkteve të mishit të shpendëve të destinuara për eksport në BE. AUV pas vlerësimit merr rezultat pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar për sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE.

Ky është argumenti më i mirë për nivelet e kontrollit që ushtron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe për standardet e avancuara infrastrukturore që kanë krijuar prodhuesit e Kosovës. Ky vendim është inkurajues për të gjithë prodhuesit e ushqimit që synojnë tregun e BE. Komisioni Evropian respektivisht Drejtoria për Shëndet dhe Siguri të Ushqimit DG SANTE, nga tani e tutje edhe zyrtarisht e konsideron partner kontraktual Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Republikës se Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat