​Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Ibrahimi thotë se nuk do bllokohet ekonomia

Ekonomi

​Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Ibrahimi thotë se nuk do bllokohet ekonomia

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 13:21
Sazan Ibrahimi

Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, po përkrah masat e reja të Qeverisë, përfshirë̈ gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili pas takimit virtual me kryetarët e komunave dhe kryeministrin Avdullah Hoti, ka thënë se përkrahin Qeverinë̈ në vendosjen e masave të reja.

Ibrahimi: Kryetarët e komunave përkrahin marrjen e masave të reja kundër Covid-19

“Në takimin e sotëm virtual të cilin këshilli i kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës e patë me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetarët e komunave i dhanë përkrahje të plotë kryeministrit në marrjen e masave të reja për shpëtimin e jetës së qytetarëve, duke mos anashkaluar edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ai për KosovaPress, ka theksuar se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, nuk do të ketë bllokim të ekonomisë̈ dhe të lirisë së lëvizjes së qytetarëve, por do të ketë vetëm vendosje të disa masave të cilat do të ndikojnë̈ në zvogëlimin e numrit të të infektuarve.

Ibrahimi: Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të ketë̈ bllokim të ekonomisë̈

“Kryetarët kërkuan nga kryeministri modalitetet se si do të jetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. E që kryeministri Hoti tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë mbyllje komplete e lirisë së lëvizjes dhe ekonomisë së Kosovës, mirëpo do të jenë disa masa që do të përmirësojnë̈ zvogëlimin e numrit të të infektuarve me Covid-19....Nuk është tendenca e minimit të zhvillimit ekonomik dhe cenimit të të drejtave elementare të njeriut. Gjithçka do të jetë në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

Këto masa pritet të vinë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat