​Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK flasin vështirësitë që po ballafaqohet biznesi

Ekonomi

​Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK flasin vështirësitë që po ballafaqohet biznesi

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:48
Foto nga takimi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim përfaqësuesit e Odes së Afarizmit të Kosovës (OAK), ku diskutuan për bashkëpunim në gjetjen e mundësive për ta tejkaluar gjendjen aktuale, që ka shkaktuar pandemia tek bizneset.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe rreth pakos fiskale si do të ndihmohen bizneset për t’i tejkaluar vështirësitë me të cilat po ballafaqohen aktualisht.

Ministri Krasniqi ritheksoi se do të jetë gjithherë përkrahës i bizneseve pasi që nga këto varet edhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Në fund, ministri Krasniqi e falënderoi kryetarin e OAK-së, Skender Krasniqin për aktivitetin e pandalshëm në kreativitetin e përfaqësimit të bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat