Klubi i Prodhuesve: Rishqyrtimi i buxhetit mundëson ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale

Ekonomi

Klubi i Prodhuesve: Rishqyrtimi i buxhetit mundëson ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:42
Klubi i Prodhueseve të Kosovës

Klubi i Prodhueseve të Kosovës ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Rishikimin e Ndarjeve Buxhetore për vitin 2020 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Klubi i Prodhuesve përmes një njoftimi publik ka thënë se, shpreson se ky miratim është hapi i parë për adresimin e të gjitha problemeve të cilat kanë mbetur pezull si pasojë e sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Shpresojmë që ky miratim është hapi i parë për adresimin e të gjitha problemeve të cilat tash për një kohë të gjatë kanë mbetur pezull si pasojë e sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID -19. Një vendim i tillë do të mundësoj ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të parashikuara në të njëjtën pako”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me 67 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin 07/L-014 për Rishikimin e Ndarjeve Buxhetore për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat