Korporata Energjetike e Kosovës kërkon nga shteti të ndihmojë Telekomin e Kosovës, si ndërmarrje publike

Ekonomi

Korporata Energjetike e Kosovës kërkon nga shteti të ndihmojë Telekomin e Kosovës, si ndërmarrje publike

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 13:40
Korporata Energjetike e Kosovës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.a. kërkojnë nga Qeveria e Kosovës, në cilesinë e aksionarit të vetëm, por dhe insitucionet tjera shtetërore, që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas njoftimit për mbylljen e të gjitha xhirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës në procedurë përmbarimore.

KEK e ka partner të besueshëm afarist Telekomin e Kosovës, duke qenë se kanë disa bashkëpunime, si marrëveshje për shërbimet e telefonisë fikse, telefonisë mobile dhe atë të internetit e data-koneksioneve, dhe ndërperja eventuale e shërbimeve nga Telekomi Kosovës do të shoqërohet me probleme të mëdha në komunikim në KEK si brenda ashtu edhe jashtë korporatës.

Poashtu, situata e krijuar në Telekom do të këtë pasoja të shumëfishta në shumë sektorë publik dhe privat dhe si rezultat kjo do të mund të sjellë dëmë të pa parashikueshme qe gjithsesi do të godasin edhe Korporaten tonë.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.a., shpreh solidaritetin me kolegët e ndërmarrjes publike, Telekomin e Kosovës për situatën e rendë të krijuar në këtë ndërmarrje, e që është pasojë e mungesës së mbështetjes së vazhdueshme dhe politikave të gabuara të organeve drejtuese në të kaluarën.

Së këndejmi, kerkojmë nga organet shtetërore që të ushtrojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre në funksion të ruajtjes, respektivisht rritjes së vlerës së ndërmarrjeve publike strategjike dhe të mundësohet vazhdimi i afarizmit të tyre, së fundmi i rënduar edhe nga pandemia COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat