Gastronomët e Kosovës: Jemi para falimentimit

Ekonomi

Gastronomët e Kosovës: Jemi para falimentimit

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një njoftimi kanë treguar së janë para falimentimit për shkak të situatës së krijuar në vend pas përhapjes së pandemisë së coronavirusit ku shumë biznese për disa muaj u mbyllën me anë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e shoqatës së gastronomëve, thuhet se shteti nuk është duke i ndihmuar dhe se nëse nuk merren masa shumë punëtorë do të mbesin pa punë dhe shumë lokale do të mbyllen.

Njoftimi i plotë:

Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!!

Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar.

Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.

Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren!

Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat