ARKEP mund ta dërgojë Telekomin te përmbaruesi

Ekonomi

ARKEP mund ta dërgojë Telekomin te përmbaruesi

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Afër shatë milionë euro janë borxhet e Telekomit të Kosovës ndaj Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Kështu ka thënë anëtari i Bordit të ARKEP, Shqipërim Pula gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi lidhur me gjendjen financiare në Telekom.

“Për borxhin mbi 6 milionë e 800 mijë euro mund të nis një proces përmbarimi ndaj Telekomit, edhe pse e kuptojmë gjendjen e vështirë të Telekomit”, tha Pula.

U.d kryeshefja ekzekutive në Telekom, Burbuqe Hana ka thënë se duhet të gjendet një mundësi për ndalimin e përmbarimit të kësaj shume, ndryshe gjendja në Telekom e pamundëson pagesën e kësaj shume pa ndihmën e aksionarit, ose Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat