​Deputetët kundërshtojnë shitjen e IPKO-s te Telekomi i Serbisë, thonë se po cenohet siguria kombëtare

Ekonomi

​Deputetët kundërshtojnë shitjen e IPKO-s te Telekomi i Serbisë, thonë se po cenohet siguria kombëtare

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:49
Komisioni parlamentar për Ekonomi dhe Tregti

Ende asgjë zyrtare nuk ka për blerjen e operatorit IPKO nga Telekomi i Serbisë. Kështu ka thënë anëtari i bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(ARKEP), Shqipërim Pula gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Tregti.

Derisa ka theksuar se për një proces të negociatave ndërmjet Telekomit të Sllovenisë dhe atij të Serbisë janë njoftuar nga mediat dhe nuk kanë marrë asnjë hap zyrtarë në këtë drejtim.

Megjithatë bordi mori mjaft kritika nga deputetët se nuk ka bërë asnjë veprim deri tash ARKEP-i. Deputetët u shprehen se do ta ndalojnë si kuvend shitjen e IPKO-s te Telekomi i Serbisë pasi sipas tyre cenon sigurinë kombëtare.

Pula: Ne nuk kemi kërkuar përgjegjësi as nga autoritetet sllovene as nga IPKO

“Shteti ose institucionet e saj kanë të drejtë të pran shtetit slloven rreth kësaj teme, për aq kohë sa neve si Autoritet nuk na ka ardhur zyrtarisht asgjë. Pra, ne nuk jemi marrë me këtë. Ne jemi marrë vetëm me për atë çka ka qarkulluar në media, por zyrtarisht nuk kemi pranuar shkresë as nga autoritetet sllovene madje as nga operatori IPKO. Sa a bëhet vonë a nuk bëhet, natyrisht se bëhet, prandaj janë përgjegjësitë e ndara në këtë shtet”, theksoi Pula.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërije Nagavci ka kërkuar nga bordi i ARKEP ta di cilat do të jenë veprimet e këtij institucioni pas atij takimi me kryeministrin dhe me ministrat e linjës.

Ajo po ashtu ka thënë nëse rrezikohet siguria kombëtare, bien poshtë ligjet dhe rregulloret.

Nagavci: Çështja e sigurisë i tejkalon ligjet dhe rregulloret

“Pra cilat janë veprimet pas atij takimi që keni pasur me kryeministrin dhe cilat janë veprimet e juaja dhe të ekzekutivit. Përmendet vendimin paraprak të miratuar të ARKEP-it nuk mund të procedohet tutje. A keni mundur ju të jeni më pro aktiv, sepse përmendet disa ligje të caktuara që është shumë me rëndësi të respektohen, mirëpo çështja e sigurisë kombëtare i tejkalon ligjet dhe rregulloret dhe është obligim kushtetues i secilit prej institucioneve”, tha ajo.

Anëtari i bordit të ARKEP-it, Shqipërim Pula theksoi se kanë ndërmarrë veprime për zbatimin e bazës ligjore, por nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet më shumë nënkryetares Nagavci.

Edhe anëtari i Komisionit, Memli Krasniqi ka akuzuar bordin e ARKEP-it që nuk ka ndërmarr asnjë hap për ta parandaluar shitjen e IPKO-s Serbisë, që është një kërcënim serioz për vendin.

Krasniqi nga PDK-ja ka fajësuar ARKEP-in që nuk ka ftuar ende IPKO-në të raportojnë për këtë proces, duke shtuar se “Ju edhe s’guxoni me votuar pro shitjes së IPKO-s Serbisë. Ju edhe me votuar pro, ne kemi me shfuqizuar atë vendim”.

Krasniqi: Asnjë hap nuk keni marrë për procesin e shitjes së IPKO-s, ne e ndalim shitjen

“Problemi s’e kemi tek fundi i këtij procesi. Fundin e ndalim ne. Nuk ka shanse Telekomi i Serbisë me blerë IPKO në Kosovë, unë e di që e dinë edhe ata. Unë jam goxha i bindur se edhe Telekomi i Sllovenisë e dinë këtë çështje. Hiq mos me pasur ARKEP kjo nuk ndodhë. Problemin që e kemi ne me përgjegjësitë e juaja është se çka keni ndërmarrë ju prej ditës që ju e dini. Unë jam i skandalizuar, por kjo s’është faji i juaj që ju s’jeni të informuar në mënyrë zyrtare prej IPKO s’e shteti slloven s’ju kontakton juve. Ju keni raport me

IPKO, absolutisht i befasuar për të keq nga ana e IPKO... Nuk mundeni me u arsyetua në asnjë mënyrë që keni pasur informacion nga mediat sikur ne dhe nuk keni marr asnjë hap me ftuar IPKO”, theksoi Krasniqi.

Në anën tjetër nënkryetari i parë i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Zoran Mojsilovic nga radhët e listës Serbe ka thënë se askush nuk ka infomata zyrate për interesimin ose negociatat e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s.

Ndërsa, këto diskutime nga kolegët e tii deputet i ka quajtur politike.

Deputeti nga Lista serbe ka pyetur bordin në këtë raportim se a është vetëm Telekom Serbia në garë për IPKO.

Mojsiloviq: Këto diskutime për IPKO-në janë politike

“Unë e kuptoj se këto diskutime janë politike, por më intereson se a është Telekomi i Serbisë i vetmi ofertues në këtë tender. Ne diskutojmë për informata jo zyrtare, mirëpo thuhet se procedurat janë në fazën e dytë në këtë tender”, theksoi Mojsiloviq.

Anëtari i bordit të ARKEP-it Hazir Hajdari i është përgjigjur deputetit në fjalë se Telekomi serb në ofertën e saj ka ofruar 155 milionë euro për blerjen e IPKO-s dhe është operatori më serioz, gjithnjë këto informata ARKEP i ka vetëm nga ato që kanë qarkulluar në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat