​Shoqata e Naftëtarëve: Kryeziu ishte një biznesmen human e shembullor

Ekonomi

​Shoqata e Naftëtarëve: Kryeziu ishte një biznesmen human e shembullor

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:05
Fadil Berjani

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës në emër të të gjithë anëtarëve të saj ka shprehur ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve të ndërmarrësit, Latif Kryeziu.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, përmes një njoftimi ka vlersuar lart Kryeziun duke thënë se i njderi ishte një koleg shembullorë, familjar i përkushtuar, e biznismen human e shembullor.

Ky është njoftimi i plotë i Berjanit:

Njoftim !

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë afaristit të shquar

Latif Kryeziu.

Shoqata e naftëtarëve të Kosovës në emër të të gjithë anëtarëve të saj shpreh ngushëllimet të sinqerta të gjithë familjarëve dhe kolegëve e miqve që patën fatin ta njohin atë, e ta kujtojnë ashtu si ishte një koleg shembullorë, familjar i përkushtuar, e biznismen human e shembullore .

Në këto raste të ndarjeve të parakohshme familja dhe miqtë të gjejnë forcën për të përballuar dhembjen..

Përherë do të jetë në kujtimet tona!

Fadil Berjani - Kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat