Tërheqja e kursimeve nga Trusti, eksperti i ekonomisë tregon dy anët pozitive

Ekonomi

Tërheqja e kursimeve nga Trusti, eksperti i ekonomisë tregon dy anët pozitive

Nga: G.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:39
Trusti

U diskutua si mundësi për rimëkëmbjen ekonomike, për shkak të pandemisë së Covid-19.

E sot, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, i cili mes ndihmesave tjera, parasheh që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti pensional.

Lidhur me këtë vend, eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ky vendim ka efekte pozitive ekonomike.

Image
Mustafë Kadriaj

“Vlerësoj që si çdo kryeministër i ri edhe z.Hoti me të marrë qeverinë premtoi shifra të pa realizuara deri në vlera 1.2 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike, duke marrë parasysh nivelin ekonomik dhe buxhetin që ka Kosova. Por pa marrë parasysh premtimet astronomike, vlerësoj që vendimi për tërheqjen e 10% të mjeteve nga trusi nga qytetarët është një hap që ka efekte pozitive ekonomike për faktin që do rritet fuqia blerëse e qytetarëve po ashtu do rritet edhe qarkullimi financiar tek bizneset që si rezultat do rriten të hyrat në arkën e shtetit përmes vjeljes së taksave dhe tatimeve”, është shprehur ai.

Sipas Kadriajt, Hoti e shfrytëzoi këtë mundësi, për shkak të buxhetit që ka Kosova dhe gjendjes së rënduar ekonomike.

“Pra z.Hoti duke qenë para një situate pa mundësi financiare që të ndikojë në zhvillim ekonomik sepse një buxhet i çfarë ka Kosova, po ashtu mungesa e ndihmave financiare të premtuara nga bashkësia ndërkombëtare si dhe BE shfrytëzoi kursimet e qytetarëve për të lehtësuar situatën e rënduar ekonomike si në nivel të qytetarëve po ashtu edhe të shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar Kadriaj.

Ai përmend dy anët pozitive të tërheqjes së 10 për qindëshit nga Trusti.

“Po ashtu vlerësoj që hapi i qeverisë Hoti që mos të tatohet tërheqja e kursimeve ka dy anë pozitive duke lehtësuar barrën financiare të qytetarëve, po ashtu i ik obligimit financiar ndaj Trustit. Pra qytetarët do të kenë një mundësi për të tërhequr 10 % kursimeve, njëherësh qeveria nuk merr obligim për rimbursim ndaj trustit. Si përfundim, duhet t’i kujtojmë z.Hoti që të qeverisurit është art në vete dhe kërkon dinamikë në raport me ligjërimin para studentëve”, ka deklaruar Mustafë Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat