Aktakuzë ndaj dy hetuesve të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit - Bota Sot
Aktakuzë ndaj dy hetuesve të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit

Ekonomi

Aktakuzë ndaj dy hetuesve të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:07
Krimeve Ekonomike

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet L.O., dhe L.M., hetues në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit për media, të pandehurit janë arrestuar më 5 shkurt 2020, pasi janë zënë në flagrancë gjatë kryerjes së veprave penale.

“Gjatë arrestimit te të pandehurit janë sekuestruar para rreth 15,000.00 euro armë dhe pajisje të ndryshme elektronike. Pas një hetimi të gjatë, të njëjtit janë arrestuar pasi që kanë shfrytëzuar pozitat e tyre si hetues në DHKEK dhe kanë pranuar ryshfet nga biznese të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur gjithashtu se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat