ATK ia zhbllokon llogaritë Postës

Ekonomi

ATK ia zhbllokon llogaritë Postës

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 21:14
Foto nga takimi

Posta e Kosovës ka njoftuar se Administrata Tatimore ia ka zhbllokuar llogaritë kësaj ndërmarrje publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë sot në një takim të përbashkët të zyrtarëve të lartë të Postës me Ministren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Komunikata e plotë:

Sot zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina me U.D. Zyrtari Kryesor Financiar dhe i Thesarit, Enver Govori, takuan Ministren e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. 

Në këtë takim të përbashkët, ata biseduan format për gjetjen e mundësisë reale të kryerjes së obligimeve financiare të Postës së Kosovës ndaj ATK-së, përmes një riprogramimi të borxhit, që do të nënkuptonte edhe zhbllokimin e menjëhershëm të xhirollogarive bankare.  

Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë të Postës së Kosovës, së bashku me përfaqësuesin e Sindikatës së Punonjësve, Bujar Shala u takuan edhe me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, me të cilin bashkëbiseduan rreth funksionimit të ndërmarrjes, për problemet dhe sfidat e ballafaqimit të saj gjatë kohës së pandemisë COVID-19.  

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të kërkohet përkrahje nga Qeveria e Kosovës si aksionar i Postës së Kosovës, e cila përgjatë kësaj kohe ka probleme të mëdha financiare, me rënien e të hyrave për shkak të pandemisë, rritja e borxhit ndaj ATK-së, e cila pati bllokuar dje llogaritë bankare Postës së Kosovës.  

Ata shfaqën brengat e tyre, që Posta e Kosovës po humbë financiarisht nga Shërbimi Universal Postar që po e kryen rregullisht si detyrim ligjor që ka, ndërsa nuk po rimbursohet nga Qeveria e Kosovës. Për këtë deponuan edhe kërkesën me shkrim për kthim të borxhit të Qeverisë në vlerë rreth  5 milion euro, për të garantuar operacionalitetin dhe funksionalitetin e ndërmarrjes.  

Këto takime ishin mjaft miqësore që rezultuan me konfirmimin sot pasdite të zhbllokimit të xhirollogarive bankare të Postës së Kosovës, ndërsa mbetet të shpresojmë edhe në realizimin e premtimeve të dy ministrave në përkrahjen e Postës së Kosovës në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat