Çmimi i arit arrin nivel rekord pas tensioneve mes ShBA-së e Kinës

Ekonomi

Çmimi i arit arrin nivel rekord pas tensioneve mes ShBA-së e Kinës

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:41
Ilustrim

Çmimi i arit ka arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave të hënën pas përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, gjë që i ka tronditur investitorët dhe e ka shtuar kërkesën për metalin vlera e të cilit është e sigurt.

Vlera e metalit të çmuar u rrit për 1.6 për qind dhe shkoi në mbi 53,200 euro për kilogram, duke e thyer rekordin e mëparshëm që ishte shënuar në shtator të vitit 2011.

Rritja e çmimit të arit është nxitur edhe nga lehtësimet monetare përreth botës që nga koha kur pandemia e futi ekonominë globale në recesion.

Në anën tjetër, gjendja në tregjet botërore është e përzier për shkak të përfitimeve të korporatave. Tregjet evropiane pritet ta kthejnë një pjesë të humbjeve të konsiderueshme të së premtes pasi Euro Stoxx 50 pritet të rritet për 0.2 për qind.

Vlera globale e aksioneve e humbi fuqinë javën e kaluar, kur Uashingtoni e urdhëroi Kinën që ta mbyllë konsullatën e saj në Teksas, duke e nxitur masën hakmarrëse të Kinës, e cila dha urdhër për mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat