Kuçi: Sot është takuar me organizatën gjermane Giz

Ekonomi

Kuçi: Sot është takuar me organizatën gjermane Giz

Nga: B.F Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:39
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot është takuar me organizatën gjermane Giz.

Ai përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kanë biseduar për Menaxhimin e Mbeturinave, Sipas tij tash në proces është Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, që për pak kohë do të votohet në Qeveri transmeton “Bota sot”.

Tutje ai ka thene se është më se e mirëpritur të kemi një përkrahje dhe bashkëpunim të tillë me një organizatë sikur GIZ, që ka dhënë një ndihmë të çmueshme ndër vite në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me organizatën gjerman GIZ sot mbajtëm një punëtori virtuale që temë bosht kishim menaxhimin e mbeturinave.

I gjithë bashkëpunimi me GIZ ka një format dhe një strukturë, e cila u rikonfirmua dhe bëmë ujdi që të plotësohet ndonjë pjesë vakante, për të çuar përpara proceset e filluara.

Menaxhimi i Mbeturinave është një çështje për të cilën si ministër jam i interesuar të punojë me ritme të shpejta dhe praktike. Tash në proces është Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, që për pak kohë do të votohet në Qeveri.

Ishte më se e mirëpritur të kemi një përkrahje dhe bashkëpunim të tillë me një organizatë sikur GIZ, që ka dhënë një ndihmë të çmueshme ndër vite në Kosovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat