Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve: Na kanë bërë kurban, na lejoni të punojmë

Ekonomi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve: Na kanë bërë kurban, na lejoni të punojmë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 00:09
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lehtësojnë masat për gastronomët. Ai thotë se janë bërë kurban i vendimeve të qeverisë, ndërsa shton se janë buzë falimentimit.

“Ne jemi bërë kurban i këtyre vendimeve. Duhet të dini dicka. Gastronomia nuk është dicka që mund lihet anash si e parëndësishme. Jemi sektori i dytë më i madh në vend i ekonomisë. Kemi deri në 30 mijë punëtorë. Jemi 10.4% e ekonomisë.”, thotë ai.

“Këto masa nuk po i kuptoj. Jemi duke kaluar javën e tretë që janë mbyllur gastronomët pas orës 21 dhe përsëri kemi raste. Nuk kemi ne faj”, shton ai.

“Na lejoni të punojmë. Kemi presionin më të madh. Dëgjoni, nuk ka mërgatë, nuk ka subvencionime. Këto masa nuk arrijë të i kuptoj. Na lejoni orarin e plotë. Por nëse dikush nuk respekton masat, atëherë nëse nuk barten maskat nga stafi, dorezat, dezinfektimi e të tjera. Atëherë mbyllni. Nuk i mbroj ata që i shkelin ligjet. Por duhet të dini dicka. Ne punojmë dhe mbajmë familjet me këtë biznes. Ta dini dicka. Shumë biznese varen nga ne”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat