​Gastronomët pajtohen me orarin e ri, por vetëm për 10 ditë - Bota Sot
​Gastronomët pajtohen me orarin e ri, por vetëm për 10 ditë

Ekonomi

​Gastronomët pajtohen me orarin e ri, por vetëm për 10 ditë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:05
Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi me gastronomet, tha se mënyra më e mirë për parandalimin e Covid-19 është vetëdijesimi i qytetarëve dhe bizneseve.

Ai ka propozuar që të digjitalizohen shërbimeve nëpër institucionet e shtetit, siç është regjistrimi i automjeteve.

“Sa më parë të licencohen laboratorët privat. Nëse nuk ka rishikim brenda kësaj jave, kolapsi është i pa shmangshëm dhe zvogëlimi i vendeve të punës mund të shkojë deri në 20 mijë. Për gastronomi të bëhet një garanci nga qeveria”, tha Rukiqi.

Kryetari shoqatës së Gastronomisë Petrit Kllokoqi tha se ky sektor do ta mbështet orarin e ri deri 22:30, por këtë vetëm deri në dhjetë ditë.

Ai ka kërkuar që të zbatohen masat pakos emergjente për pagat e punëtorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat