Murati: 1.3 milionë euro në vit i “fshinë” Akademia e Shkencave dhe Arteve nga buxheti i shtetit – ka ardhë koha të rimendohet ekzistimi i këtij institucioni

Ekonomi

Murati: 1.3 milionë euro në vit i “fshinë” Akademia e Shkencave dhe Arteve nga buxheti i shtetit – ka ardhë koha të rimendohet ekzistimi i këtij institucioni

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:53
Hekuran Murati

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës për një vit i merr 1.3 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Murati ka thënë se “Produkti më me nam që ka dalë nga kjo akademi në 20 vitet e fundit është vlerësimi që pati dhënë se, Kosova nuk humbë tokë nëse ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi”.

“Përderisa akademitë e shteteve fqinje bëjnë plane si ta zgjerojnë territorin, kjo e jona pat dhanë izë me e tkurrë edhe këtë pak territor që kemi. Ec e bjeri në fije”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Deputeti ka thënë se ka ardhë koha të rimendohet ekzistimi i këtij institucioni.

“Konsideroj që ka ardhë koha me e rimendu ekzistimin e një institucioni të tillë ku kriter për të qenë anëtar vetëm shkenca nuk është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat