Rukiqi: Akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike është kombëtare

Ekonomi

Rukiqi: Akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike është kombëtare

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 13:37
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se, të gjitha akterët politikë duhet ta kuptojnë se kauza e rimëkëmbjes ekonomike në këtë periudhë të pandemisë COVID-19 është kauzë kombëtare.

Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që ta gjejnë formën e pajtueshmërisë për temat kombëtare.

“Mos miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike është në vazhdën e joseriozitetit të Kuvendit në raport me temat ekonomike, ata janë insistues në disa tema që nuk ndikojnë në mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe as nuk janë të dobishme për ekonominë e vendit. Kur po është temë ekonomia, ata po janë joprofesional dhe joserozioz. Kjo nuk i bënë mirë ekonomisë. Të gjithë akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike nuk është kauzë politike, kauzë e një qeverie por kauzë kombëtare”, tha Rukiqi.

I pari i OEK-ut, thotë se Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të miratohet sa më parë, ku sipas tij, duhet të jetë gati në fillim të muajit shtator.

“Mund të debatohet për një pjesë të ligjit, por jo të vihet në atë situatë që të janë prezentë vetëm 48 deputetë në seancë parlamentare. Pra, Kuvendi dhe Qeveria duhet ta gjejnë formën që të arrihet një pajtueshmëri për temat kombëtare. Ky Ligj duhet të miratohet sa më shpejtë. Po flas për fillimin e muajit shtator, pasi që është muaji kritik, sepse ka rritje të shpenzimeve për secilën familje edhe për bizneset në përgjithësi”, tha ai.

Po ashtu, Rukiqi në këtë intervistë ka folur edhe për kohën e zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike dhe për pasojat që ka sjell pandemia COVID-19 në biznesin vendor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat