​Ministri Mustafa takon Shoqatën e Gastronomëve

Ekonomi

​Ministri Mustafa takon Shoqatën e Gastronomëve

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti sot në një takim kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqin dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, për të diskutuar rreth gastronomisë në vend.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përkrahjen dhe përdorimin e produkteve vendore në një masë dhe sasi të konsiderueshme nga gastronomët e Kosovës.

Ministri Mustafa ka shprehur gatishmëri të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje me këtë shoqatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat